Zbulohet e vërteta e objekteve misterioze në brigjet britanikë

20/08/2016 00:00

Pushuesit janë befasuar, madje disa të tjerë edhe janë tmerruar, nga disa objekte në formën e topit të bejsbollit që kanë dalë nëpër brigjet e Devon dhe Cornwall në Britani.

Askush deri më tani nuk kishte një shpjegim për to. Prindërit e shqetësuar i mbanin fëmijët larg nga këto objekte rrethore nga frika se janë të helmues, kurse të tjerë po mendojnë se janë topa të vjetër bejsbolli, apo edhe diçka nga ndonjë planet tjetër. Një njeri e ka marrë me vete një të tillë në shtëpi, por më pas e ka hedhur i frikësuar.

Më në fund ekspertët dhanë një shpjegim duke thënë se kemi të bëjmë me lloje të veçanta të iriqëve që quhen ‘patate të detit’, të cilat jetojnë në fund të detit në mbarë Britaninë e Madhe. Këto gjallesa që jetojnë në thellësi deri 200 metra, kur janë në ujë kanë ngjyrën e verdhë, ndërsa kur ngordhin dhe dalin jashtë marrin ngjyrën e kafes. Megjithatë, ekspertët britanikë thanë se ato nuk përbëjnë asnjë rrezik.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel