Lewandowski tre gola, Bayerni “stërvitje” me Karl Zeis Jena

19/08/2016 00:00

Nisje pa problem për Bajernin në misionin për të mbrojtur fronin në Kupën e Gjermanisë.

Shumë të lehtë kundërshtarët e raundit të parë, Karl Zeis Jena, skuadër e Reginalligas, Kategorisë së Katërt të futbollit gjerman për të cilën ishte padyshim një event fakti se ndesheshin me skuadrën e Ancelotit, takim ku u mundën 5-0.

Ishte një mbrëmje në shenjën e Robert Lewandowskit, autor i një tregolëshi që mposhti pothuajse t i vetëm Jenan. Pothuajse, pasi ishte Franck Ribery që udhëhoqi një kundërsulm në minutën e 3 duke gjetur polakun në zonë, me Lewandwskin që dështoi në tentativën e parë, por jo në të dytën nga distanca e afërt.

Bomberi nga Varshava goditi sërish në minutën e 34 kur tregoi se mbetet i njejti duke kaluar me një prekje të bukur topin në rrjetë.

I jashtëzakonshëm mirkuptimi me Ribery , me frtancezin që ishte sërish protagonist edhe në asistin e golit të tretë duke i dhënë një tjetër top në kufijtë e zonës dhe Lewandowskin që kompletoi tregolëshin personal.

Në fushë në minutën e 56 edhe një fytyrë e njohur për futbollin shqiptar, ish futbollisti i Flamurtarit Bedi Buval që u fut nga stoli për Karl Zeiz Jenën, në minutën e 72 ishte Arturo Vidal ai që coi shifrat në 4-0 duke shënuar emrin e tij në tabelën e rezultatit ndërsa pesëshja u kompletua nga Mats Humels që shënoi golin e tij të parë me fanellën e Bajernit të Mynihut.

Top Channel