Duke filluar nga viti 2017, selia e Kremlinit do të jetë më e hapur për publikun falë një serie dekretesh të firmosura këto ditë nga presidenti Vladimir Putin.

Vetë shefi i Kremlinit ka vendosur të hapë shtigje të reja turistike brenda fortesës që simbolizon pushtetin rus, që përgjatë pjesës dërrmuese të epokës sovjetike ka qenë e paaksesueshme.

Mes atraksioneve të reja që do të mund të vizitohen janë një muze i ri arkeologjik, ku ruhen mbetjet e Manastirit të Lartë dhe atij Çudov, të shkatërruar nga komunistët në vitin 1929.

Gjithashtu, pika hyrjeje për në Kremlin, që në terma gjuhësorë do të thotë “qytezë e fortifikuar”, do të hapen pranë kullës Spaskaja në Sheshin e Kuq dhe në Borovitskaja, nga ana tjetër e kompleksit.

Dekretet presidenciale parashikojnë gjithashtu shqyrtimin e mundësisë për të kryer gërmime arkeologjike në pjesën lindore të Kremlinit në vitet 2017 dhe 2018.

Top Channel