Dorëhiqet shefi i fushatës së Trump, akuzohet për lidhje me Rusinë

19/08/2016 00:00

Nga keq, gjërat në fushatën e Donald Trump shkojnë akoma më keq. Shefi i fushatës së tij, Paul Manafort ka njoftuar dorëheqjen, vetëm dy muaj pasi e mori këtë detyrë.

Manafort, një ish-këshilltar i president filorus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, ishte në qendër të kritikave të rivalëve të Donald Trump. Demokratët deklaronin se ishte pikërisht ky persona zinxhiri lidhës mes kandidatit republikan për President dhe Rusisë, sidomos Vladimir Putinit.

Vetë Trump konfirmoi largimin e Manafort.

“Këtë mëngjes, Paul Manaford dorëzoi dorëheqjen nga posti i shefit të fushatës dhe unë e pranova atë. E vlerësoj shumë punën e tij të palodhshme dhe që na ndihmoi të jemi këtu ku jemi sot”, tha Trump.

Manafort u caktua në krye të fushatës të miliarderit njujorkez pas largimit që Trump i bëri Corey Leëandoëski, në muajin qershor.

Emri i Paul Manafort doli nga Zyra e Antikorrupsionit në Ukrainë, që në një raport të sajin thotë se ai është paguar në shumën e 12 milionë dollarëve nga ish-presidenti Viktor Yanukovych, i larguar në drejtim të Rusisë gjatë protestave të nëntorit të 2013.

Ky raport u sigurua nga “Neë York Times”, që më pas e publikoi atë. “Neë York Times” thotë se hetuesit ukrainas janë duke kërkuar në biznese dhe afera të dyshimta nga të cilat emri i Paul Manafort del se ka përfituar miliona dollarë.

Vetë Manafort mohoi akuzat. Ai nuk është një emër i panjohur në skenën politike amerikane. Më parë ai ka qenë këshilltar i Presidentit George HË Bush dhe senatorit Bob Dole.

Top Channel