Interi prezanton Candreva-n: Më kërkoi dhe Napoli, por bëra zgjedhjen e duhur

19/08/2016 00:00

Blerja më e shtrenjtë e Interit në këtë merkato Antonio Candrevas, është prezantuar këtë të premte përpara mediave nga drejtori sportiv i klubit Piero Ausilio.

“Jam i lumtur që jam bërë pjesë një klubi të madh dhe dua të fitoj trofe këtu. Kam ardhur te Interi në moshën e duhur. A kisha frikë se transferimi im në Milano mund të dështonte? Deri në një farë pikë po, por në fund gjithçka shkoi mirë. Ka patur interes edhe nga Napoli për mua, por Interi ishte klubi që më dëshironte me çdo kusht dhe unë jam i kënaqur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre. Juvja është skuadra për t’u mundur, por ne duam të përmirësojmë pozitat tona krahasuar me sezonin e kaluar. Duam të zhvillojmë një kampionat të madh dhe t’i shkojmë deri në fund Europa Leagues një trofe të cilin duam ta fitojmë”, tha Candreva si lojtar i Interit.

29-vjecari u transferua nga Lacio te Interi për shumën e 25 milionë Eurove përfshirë bonuset.

Ashtu si te skuadra bardhekaltër edhe te Interi, 29-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 87. Aventura e Candrevas te Interi nisi me një gol që në debutim në miqësoren ndaj Celtic, por tashmë vjen momenti i ndeshjeve zyrtare dhe mesfushori me tipare sulmuese dëshiron të fitojë me skuadrën zikaltër.

Top Channel