Kosovë, Mustafa rithekson zotimet nga takimi me Biden-in

19/08/2016 00:00

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ritheksuar zotimin e tij se autoritetet në Prishtinë do t’i zbatojnë obligimet ndërkombëtare që kanë marrë për sipër.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrahës të pa rezervë të Republikës së Kosovës, por është shumë e qartë se Kosova duhet të përmbushë obligimet e saj në raport me ratifikimin e demarkacionit si dhe lidhur me marrëveshjet e dialogut në Bruksel”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në rrjetin social, “Facebook”.

“Përkrahja e SHBA-ve do të jetë edhe më e fuqishme kur Kosova tregohet partner serioz në përmbushjen e obligimeve të saja ndërkombëtare”, ka theksuar Mustafa.

Në vijim, ai është treguar i vendosur edhe për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si kërkesa tjera recidive të shprehura nga nënpresidenti Biden.

Top Channel