OSBE trajnon 36 policë nga veriu i Mitrovicës

19/08/2016 00:00

Një trajnim pesë javor i organizuar nga misioni i OSBE-së për 36 policë të Njësive për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës nga Mitrovica e Veriut, me temë teknikat e arrestimit dhe vetë-mbrojtjes duke respektuar të drejtat e njeriut, ka përfunduar sot në Vushtrri.

Duke u fokusuar në rolin e policëve për reagim të shpejtë si reagues të parë në situata që kërkojnë ndërhyrje të policisë, pjesëmarrësit u trajnuan se si të përdorin mjete policore. Dy fazat e kursit, secili nga dy javë, u pasuan me një kurs një-javor trajnimi për trajnerë për 11 nga pjesëmarrësit për t’i pajisur ata me shkathtësitë e nevojshme në mënyrë që ata pastaj të ndajnë njohuritë me kolegët e tyre.

“Pajisjet e duhura dhe trajnimet janë dy elemente vendimtare që i ndihmojnë policisë të bëjë punë efektive”, tha Ake Roghe, drejtor i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në Misionin e OSBE-së në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, si dhe demokratizimine zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.

Misioni rregullisht ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara, si dhe këshilla për agjencitë për zbatim të ligjit për të përmirësuar më tej kapacitetet e tyre.

Top Channel