Paratë e dhunës, kundër dhunës

19/08/2016 00:00

Ata kanë qenë një nga çiftet më të bukura të Hollywood, por ndarja e tyre ka qenë një nga më të shëmtuarat.

Askush nga fansat nuk e priste që Johnny Depp të vinte dorë mbi një femër. Amber Heard kërkoi divorcin e menjëhershëm nga aktori, pasi sipas mediave e ka dhunuar sistematikisht 30-vjeçaren.

Akuzë kjo që nuk është pranuar asnjëherë nga Depp dhe avokati i tij. Por tani Amber Heard ka vendosur që 7 milionë dollarët që perfitoi nga divorci me aktorin, t’i çojë për bamirësi në qendra ku trajtohen gratë e abuzuara dhe fëmijët e sëmurë.

“Paratë nuk kanë luajtur ndonjë rol madhor në jetën time personale, kështu që dua t’i dhuroj të gjitha paratë e divorcit,” tha Amber. Aktorja e cila e ka akuzuar Depp se e ka goditur me telefon ndërsa kishin një debat, shpreson që paratë e saj të ndihmojnë sadopak njerëzit që janë më pak të aftë të mbrojnë veten.

Ndarja e çiftit në muajin maj, erdhi pak kohë pas martesës në shkurt të 2015-s. Ndërsa tani sipas urdhrit të gjykatës, Johnny Depp duhet të qëndrojë të paktën 100 metra larg ish-bashkëshortes.

Top Channel