Turneu i Sinsinatit, eliminohen Nadal dhe Wawrinka

19/08/2016 00:00

Rafael Nadal dhe Stanislas Wawrinka shkaktuan befasinë në turneun Masters të Sinsinatit, duke u eliminuar në raundin e tretë të tij. Spanjolli Nadal që u përball me 19-vjeçarin Coric, duket se ndjeu lodhjen pas ndeshjeve intensive të zhvilluar në Rio, duke ia bërë shumë të lehtë sfidën talentit kroat, i cili e fitoi atë në vetëm 72 minuta lojë në dy sete: 6-1 dhe 6-3.

Ndërsa Stanislas Wawrinka u mund në raundin e tretë nga bullgari Grigor Dimitrov. Edhe zvicerani nuk arriti të përballojë lojën e kundërshtarit të tij me Dimitrov, i cili e fitoi ndeshjen 2-0 me sete (6-4 dhe 6-4). 

Ai që nuk pati vështirësi në këtë raund të Turneut Masters të Sinsinatit ishte Andy Murray, i cili u kualifikua për në çerekfinale pasi mundi Kevin Anderson. Britaniku, kampion olimpik, e dominoi totalisht këtë sfidë me afrikano-jugorin, duke e fituar 2-0 (6-3 dhe 6-2).

Kundërshtari i radhës i Murray do të jetë Bernard Tomic, i cili mundi japonezin Kei Nishikori 2-0 (7-6 dhe 7-6).

Top Channel