SHBA-Spanjë, finalja e basketbollit të femrave në Rio

19/08/2016 00:00

SHBA-Spanjë do të jetë finalja e turneut të basketbollit për Femra në Rio De Janeiro. Në gjysmëfinale, skuadra amerikane mundi Francën me rezultatin 86-67 për të arritur në finalen e nëntë Olimpike në histori ku do të tentojë fitoren e medaljes së 6 të artë.

Franca rezistoi në dy periodat e para të cilat u mbyllën me rezultatin 40-36 në favor të basketbollisteve amerikane. Por në 2 periodat e treta, gjërat ndryshuan në mënyrë drastike me skuadrën e SHBA që mori frenat e lojës në dorë për të fituar edhe këtë përballje.

Në krahun tjetër, Spanja që arrin për herë të parë në një finale Olimpike mundi në gjysmëfinale, kampionet e Evropës të Serbisë 68-54. Skuadra iberike e kryesoi nga fillimi deri në fund këtë takim me skuadrën ballkanaseve ku ato që spikatën ishin Alba Torrens, Ndour dhe Laura Nikols.

Top Channel