Memaliaj, asgjësohen 7600 bimë kanabis

19/08/2016 09:45

Policia ka gjetur dhe asgjësuar 7600 bimë kanabis sativa, në vendin e quajtur “Përroi i Madh”, në Memaliaj.

Bimët ishin të kultivuara në 18 parcela dhe u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel