Krujë, arrestohet një 47-vjeçar që qëlloi me armë në derën e shtëpisë së tjetrit

19/08/2016 09:35

Në orët e para të ditës së djeshme, në Nikel të Krujës Sabah Brama, 47 vjeç, dhe djali i tij, K. Brama, 19 vjeç, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në derën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit P.K., 53 vjeç.

Shtetasi P.K. është paraqitur në orën 07:00 të ditës së djeshme në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ka bërë kallëzim. 47-vjeçari është arrestuar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sabah Brama u gjetën edhe 2 kg kanabis dhe disa bimë narkotike të mbjella.

I arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Top Channel