Paratë për Iranin, DASH përpiqet t’i justifikojë

19/08/2016 08:40

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se pagesa prej 400 milionë dollarësh që iu dha Iranit nuk ishte pagesë për lirimin e të burgosurve amerikanë, por u përdor si levë për këtë çështje. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirbi tha se paratë ishin pjesë e një marrëveshjeje ekonomike, por nuk u lejuan që të nisen derisa të liroheshin amerikanët.

Zyrtarisht, 5 amerikanët e burgosur në Iran u liruan në janar në këmbim të 7 të burgosurve iranianë. Po atë ditë, SHBA dërgoi 400 milionë dollarë para’ të thata në Iran. Mbase ky transaksion nuk do të ishte bërë kurrë i ditur nëse gazeta e Uoll Stritit nuk do ta raportonte atë, duke vënë jo pak në vështirësi autoritetet amerikane. Publikimi i ngjarjes solli një ragim të ashpër nga republikanët, që thonë se administrata Obama pagoi për lirimin e të burgosurve.

Por, Shtëpia e Bardhë thotë se pagesa prej 400 milionë dollarësh ishte pjesë e një kontradikte të vjetër financiare që para revolucionit islamik të vitit 1979. Sipas Departamentit të Shtetit, SHBA ra dakord t’i paguante Iranit paktin e atëhershëm, por nuk i dërgoi paratë pa u liruar të burgosurit, duke i përdorur ato si levë që Irani të mbante fjalën. Por këto justifikime duket se kanë bindur pak njerëz.

Republikanët kanë kërkuar një seancë kongresi për të zbuluar të vërtetën në këtë ngjarje. Kreu i partisë së vjetër, Reince Priebus tha se është koha që Shtëpia e Bardhë të pranojë se i pagoi 400 milionë dollarë haraç shtetit kryesor në botë që sponsorizon terrorizmin.

Top Channel