Celtic rrezikon dënimin; Flamujt e Palestinës në stadium

19/08/2016 00:00

Më shumë sesa rezultati i thellë në suksesin 5-2 ndaj Hapoel Beers Sheva në Ligën e Kampioneve, në stadiumin e Celtic bënë bujë qindra flamujt e Palestinës të shfaqur në impiant në një episod të diskutueshëm që përzjeu sërish politikën me sportin.

Para sfidës së turneut elitar të futbollit europian për klube por më së shumti gjatë ndeshjes ndaj rivalëve izraelit që, dhjetëra tifozë u bënë protagonistë me baner që kërkonin njohjen e shtetit të Palestinës.

Pikërisht këto ngjarje kanë detyruar UEFA-n që të hapë një hetim nga i cili Celtic rrezikon dënimin e fushës, mbyllen e një pjese të stadiumit e me shumë gjasë edhe një gjobë të majme.

UEFA në rregulloren e saj shkruan se qëndrimet politike publike në futboll janë të ndaluar, dhe qeveria europiane e futbollit e sheh si sjellje provokuese atë që ndodhi në impiantin skocez.

Celtic ka marrë gjoba të ndryshme në vitet e fundit më së shumti për fishekëzjarre dhe incidente të tjera, por është dënuar edhe për valëvitjen e flamujve palestinez në Champions dy vjet më parë.

Top Channel