Vrau për gjakmarrje, ekstradohet nga Italia i dënuari me 25 vjet burg

18/08/2016 00:00

Një 33-vjeçar i dënuar me 25 vite burgim në vendin tonë për vrasje për shkak të gjakmarrjes, u ekstradua nga Italia këtë të enjte.

I ekstraduari nga autoritetet italiane në bashkëpunim me Interpol Tiranën është shtetasi Genc Pjetri, i cili është dënuar në maj të vitit 2006 me 25 vite burg nga Gjykata e Apelit të Shkodrës për krimin e vrasjes.

Ndaj 33-vjeçarit rëndon edhe akuza e mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Top Channel