Kujdes! Është makiazh…me pamje të rënda

18/08/2016 00:00

Makiazhi është magjik për femrat, që mund të zbukurojë ose të tmerrojë në kuptimin e plotë të fjalës, si në rastin e një vajze amerikane.

Tiffany Baze është vetëm 17 vjeç, por talenti i saj me ‘make up’ duhet të shoqërohet me shenjën 18+.

Ajo ka një aftësi të veçantë dhe makiazhin e përdor në shërbim të kësaj aftësie duke krijuar imazhe horror.

Nëntë muaj më parë ajo nisi të përçojë tek të tjerët përmes një kanali të hapur në Youtube ‘pasionin’ e vet. Komentet fillestare nuk ishin fort të mirëpritura, por kjo s’e ndali 17-vjeçaren.

“Marr reagime të ndryshme. Disa më thonë se u pëlqen puna ime, të tjerë pyesin se përse duhet të krijoj diçka të tillë, kaq horror”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel