Adele befason pa “make-up”

18/08/2016 00:00

Adele ka postuar një video përmes së cilës i ka kërkuar ndjesë fansave për anulimin e koncertit të saj në Arizona për shkak se ishte e sëmurë.

Në videon e publikuar, 28-vjeçarja është shprehur: “Përshëndetje të gjithë, veçanërisht të gjithë ju që jeni në Arizona. Unë nuk mundem të jap koncertin tim sot. Më vjen vërtet keq. Kam disa ditë që jam ftohur, edhe pse u përpoqa të jap koncertin tim mbrëmjen e kaluar në atë gjendje, duket se tashmë jam përkeqësuar. Siç edhe mund të më dëgjoni, nëse jap koncertin tim përsëri nuk do të jetë i mirë. Më vjen vërtet keq që nuk mundem të jem”.

Këngëtarja është shfaqur tepër natyrale në këtë video, duke mos vendosur aspak make-up. Ndërkohë ajo ka bërë një tjetër postim në llogarinë e saj të “Instagram”-it ditën e mërkurë pa make-up, e cila edhe pse thuajse nuk njihet, përsëri duket e mrekullueshme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel