Grabitja në Rio, policia ndalon 3 notarë amerikanë në aeroport

18/08/2016 00:00

Katër notaret olimpike, të cilët disa ditë më parë deklaruan se ishin grabitur në Rio de Zhaneiro, tani akuzohen se gjatë një mbrëmjeje vonë ata kanë dëmtuar derën e një stacioni karburanti, dhe tani kërkohet që ata të paguajnë dëmin e shkaktuar.

Tre nga notarët mbeten në Brazil për shkak të hetimit të hapur mbi grabitjen e pretenduar, ndërsa i katërti Ryan Lochte, fituesi i medaljes së artë, është kthyer në Shtetet e Bashkuara ditën e hënë. Por përpara se Lochte të linte Brazilin, një gjyqtar kishte urdhëruar që asnjëri prej tyre nuk duhej të largohej për shkaqe hetimi.

Skema e grabitjes mbetet e paqartë. Notarët thonë se sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve francezë në fshatin Olimpik  të dielën në mëngjes, taksia e tyre ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

Por, pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë, rezulton që djemtë vijonin t’i kishin me vete sendet personale që i kishin deklaruar të vjedhura. Mospërputhja e deklaratave ka bërë që të lindë mister në skemën e grabitjes së sportistëve.

Top Channel