Teatrot e Ballkanit në Tiranë

18/08/2016 00:00

Të bësh bashkë Ballkanin nuk është edhe aq e thjeshtë, duke marrë parasysh agresivitetin e politikës. Por arti gjithmonë bashkon. Ky është qëllimi kryesor i Festivalit Teatror të Ballkanit që do të mbahet në Teatër Kame përgjatë 29 gushtit deri në 3 shtator.

“Ka qenë një synim i hershëm që këtu të përthitheshin forcat më të mira artistike, sidomos të rinjt dhe të ketë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. Ky është viti që eksperimentohet për herë të parë festivali i teatrit profesionist”, shprehet Gëzim Kame, regjisor.

Më shumë se 60 për qind e Ballkanit, përjashto ndër to trupën serbe,  do të jenë pjeswmarrëse në këtë edicion të parë të Festivalit. Tematikat nuk mund t’i shpëtojnë gjithë situatës së rajonit. Por e veçanta është që elementi i traditës kulinare do t’i shtohet teatrit.

“Duke filluar nga Tirana, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedoni, Bullgari, Rumani dhe Greqia. Do të ketë muzikë me këngëtarë të shteteve që do të shfaqen dhe gastronomia e asaj mbrëmje do të jetë tradicionale e atij vendi”, tregon Kame.

Një mundësi e mirë për eksplorim është e gjitha lugina e Lumit Erzen. Një pjesë e rëndësishme e investimit të Tiranës turistike.

“Shpella e Pëllumbasit është një pikë turistike e jashtëzakonshme për Tiranën”, thotë Kame.

Top Channel