Neni 13, Vasili: Vettingu për mediat, i papranueshëm

18/08/2016 00:00

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili është shprehur “i surprizuar” nga neni 13 i SPAK, që mund të përfshijë edhe vettingun e mediave.

“Ky paragraf nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision dhe është i papranueshëm”, ka deklaruar Vasili. Ai ka theksuar se, nuk ka institucion të pakritikueshem në demokraci.

 “Liria e medias përbën një dimension jetik në demokraci. Do të kërkoj në komision heqjen e këtij paragrafi të papranueshëm”, ka thënë Vasili.

Top Channel