Borsh, makina me targa të huaja përplas 9-vjeçarin

18/08/2016 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar mesditën e sotme në aksin e fshatit Borsh, ku një automjet tip “Alfa Romeo” ka goditur një këmbësor, i cili ka marrë planë në trup.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, automjeti që përplasi këmbësorin, me targë të huaj “CC 395 JL” rezulton në pronësi të shtetasit O.G, 35 vjeç, nga fshati Qeret i Lushnjes.

Nga ana tjetër, personi i plagosur është një 9-vjeçar me inicialet E.Ç, i cili është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor që ndodhet në vendin e ngjarjes po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel