Pogradec, gjenden dhe asgjësohen 2.200 bimë kanabis

18/08/2016 00:00

Në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit, agjentët e policisë së Pogradecit kanë gjetur të kultivuara rreth 2.200 bimë narkotike në fshatin Zemçe.

Sipas një njoftimi për shtyp, bimët janë asgjësuar me anë të zjarrit, ndërsa një pjesë e tyre janë konfiskuar në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa po punohet për identifikimin e kultivuesve, materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të këtij rasti.

Top Channel