Tentoi të çmontonte saraçineskën e tubit të ujit, vdes 48-vjeçari

18/08/2016 00:00

Një 48-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht ditën e sotme në Mirditë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Gjeologjia e Mashterkorit në Reps, në pusetën e shkarkimit të ujësjellës-kanalizimeve.

Sipas policisë, Fran  Legisi ka tentuar që me një çelës hidraulik të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë rreth ngjarjes
Me datë 17.08.2016,  rreth orës 13:30, është njoftuar se  tek vendi i quajtur Ish Gjeologjia e Mashterkorit në Reps-  Mirditë,  në pusetën e shkarkimit të ujësjellës – kanalizime në Mirditë,  shtetasi Fran  Legisi, 48 vjeç, banues në Reps –  Mirditë  ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se  shtetasi ishte person i sëmurë mendor  prej disa kohësh.

Sot me një çelës hidraulik ka tentuar të çmontoj saraçineskën e tubacionit të ujit në një pusetë, ku për pasojë presioni i ujit ka shkëputur një pjesë të saraçineskës duke e goditur në pjesën e kokës dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Top Channel