Shpërthen 19-vjeçarja: Modelingu më çoi drejt drogës

18/08/2016 00:00

Një ish-yll i kopertinave të revistës Vogue ka fajësuar industrinë e modelingut për çrregullimin në ushqim që e çuan atë drejt përdorimit të drogës dhe alkoolit kur ishte një adoleshente.

Kayley Chabot, nga Kandaja, ishte vetëm 15-vjeçe kur lidhi kontratën e saj me “Ford Models” në New York, agjensia e famshme e cila ishte e vlerësuar nga modelet më të famshme në botë.

Por ndryshe nga jeta e mrekullueshme që ajo kishte imagjinuar, Kayley, tashmë 19-vjeçe, tregon se vazhdimisht e bënin të ndihej e shëndoshë, duke bërë kështu që të kishte frikë të pinte edhe ujë.

Teksa kujton karrierën e saj të hershme, bukuroshja brune ka thënë: “Isha shumë e lumtur të shkoja në New York. Por kur shkova atje, agjencia u shokua me përmasat e mia trupore. Të pasmet e mia ishin 95 cm por ato më thanë se duhet të ishin 6 cm më të vogla. Ato më treguan se duhet të humbisja peshë dhe se ishte detyra ime të qëndroja e dobët”.

“Isha shumë e re dhe reagimi i tyre më preku në zemër. I dëgjova teksa më quanin të shëndoshë dhe ndërpreva ushqimin”.

Për të kënaqur agjensinë, Kayley humbiste rreth 500 kalori duke u ushtruar në palestër 5 orë në ditë. Por me kalimin e kohës, ish- modelja kuptoi se mungesa e ushqimit dhe regjimi i tepërt në palestër e kishin çuar atë drejt anoreksisë dhe se flokët kishin filluar t’i binin, madje kishte menduar edhe të vetëvritej.

“Askush nga agjencia nuk më tha se duhet të ndaloja. Isha vetëm 15-vjeçe dhe isha duke vdekur”, është shprehur 19-vjeçarja. Ajo ka treguar se më pas i është drejtuar spitalit ku ka marrë ndihmën e një grupi ekspertësh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel