Nën magjinë e tingujve dhe vargjeve të Safos e Kadaresë, një nga monumentet më të veçanta të Durrësit antik ngjalli jetë dhe art muzash. Me idenë dhe regjinë e Adelina Muçës, netët e festivalit “Verë në Epidam” sollën “Mbrëmjen e Muzave”.

Aktoret Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Aurora Qazimi dhe Arjola Basho, nën koreografinë e Akremona Saliut, sollën në Termat Romake të Durrësit, që ndodhen në themelet e teatrit “Aleksandër Moisiu”, një buqetë poetike që të kthen në dlirësinë e bukurinë e qënies njerëzore, më pranë harmonisë e më larg vullgaritetit e brutalitetit të kohës.

Emocione të veçanta përcolli në këtë aktivitet sopranoja Arlinda Morava dhe Daorsa Dervishi në flaut, si dhe pjesëmarrja e interpretueseve më të vogla të këtij festivali.

Top Channel