Dezinsektohen plazhet, aksion për uljen e sëmundjeve

17/08/2016 00:00

Ministria e Shëndetësisë po zbaton programin e dezinsektimit përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe disa prej qyteteve kryesore në vend. Në Shkodër dhe Velipojë janë dezinsektuar rreth 50 hektarë sipërfaqe, veçanërisht në zonën bregdetare.

“Kjo ndihmon jo vetëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke pakësuar bezdisjen ndaj pushuesve, por sigurisht ul shumë edhe rrezikun që nëpërmjet tyre mund të merren sëmundje të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut”, tha ministri i Shëndetësi, Ilir Beqaj.
 
“Po përdoren mjetet nga më të mirat, janë mjete biologjike, për luftimin e larvave dhe mushkonjave”, u shpreh mjeku epidemolog, Jorgji Petrokosta.
 
Nga matjet e realizuara nga Drejtoria Rajonale e Shëndetit të Shkodrës pas trajtimeve rezulton se në zonat e dezinsektuara nuk ka më prani të larvave të mushkonjave. Procesi do të vazhdojë deri në fund të muajit tetor.

Top Channel