Një ditë më parë, gjatë takimit me zv.presidentin amerikan Joe Biden, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç foli për një tjetër takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ndërkohë, radio “Europa e Lirë”, duke cituar burime nga qeveria serbe, bën të ditur se do të realizohet një takim trepalësh, ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kosovës në qytetin e Nishit në Serbi.

Takimi do të mbahet me rastin e inaugurimit të rrugës së Nishit, që i shërben edhe Kosovës. Në të nuk do të jetë presidenti Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë ndërkohë kryeministri Edi Rama.

Takimi është ende në fazë përgatitore dhe si nga Tirana zyrtare ashtu dhe nga Prishtina nuk ka ende një konfirmim të tij, që edhe në Beograd vetëm përmendet nga burimet, por nuk konfirmohet zyrtarisht.

Top Channel