Tender për transportin e refugjatëve, dorëhiqet kreu i policisë bullgare

17/08/2016 00:00

Shefi i policisë kufitare në Bullgari dhe zëvendësi i tij kanë dhënë dorëheqjen nga postet përkatëse pas të dhënave se policia i kishte siguruar tenderin e transportit të një grupi emigrantësh një kompanie në pronësi të një të dyshuari për trafiqe.

Antonio Angelov dhe zëvendësi i tij Yotko Andreev dhanë dorëheqjen me urdhër të kryeministrit Boyko Borissov.

Sipas mediave lokale, krerët e policisë kufitare i kishin siguruar tenderin me vlerë rreth 112 mijë dollarë kompanisë “Edelvais 0707”, në pronësi të Grigor Toshkov, i arrestuar në qershor të këtij viti teksa drejtonte një autobus me 65 emigrantë të paregjistruar në afërsi të kufirit me Turqinë.

Duke njoftuar shkarkimin e dy zyrtarëve, kryeministri Borissov e cilësoi ngjarjen si “të turpshme”, ndërsa ish-shefi i policisë kufitare bullgare, Valeri Grigorov tha për transmetuesin gjerman “DW” se korrupsioni është shumë i përhapur në radhët e kësaj force.

Top Channel