Rusi, hapin zjarr në një komisariat policie, vriten 2 agresorët

17/08/2016 00:00

Policia ruse vrau dy persona të armatosur të cilët hapen zjarr në një stacion policor 20 kilometra në lindje të Moskës. Nga përleshja me të dyshuarit, dy policë u plagosen, njëri prej prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Agresorët, të pajisur me armë zjarri dhe sëpata, i bënë rezistencë arresitimit. Ata ishin nga Azia qendrore. Nga ky incident nuk pati civilë të lënduar për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

Ndërkohë, në një operacion paralel, forcat speciale ekzekutuan 4 militantë që strehoheshin në Shën Petërburg. Militantët bënin pjesë në listën e të dyshuarëve kryesorë për terrorizëm të një grupi të Kaukazit verior.

Top Channel