Blejnë marijuanë në Shqipëri, kapen në Otranto skafistët italianë

17/08/2016 00:00

Rreth 400 kilogramë marijuanë, për një vlerë prej rreth 4 milionë euro, janë sekuestruar nga agjentët e Guardia di Finanza në fund të një ndjekjeje spektakolare në Kanalin e Otrantos.

Sipas raportimeve të agjencisë italiane “ANSA”, në fund të ndjekjes kanë rënë në pranga dy skafistë italianë, 51 dhe 66 vjeç, të dy me precedentë penalë për trafik narkotikësh.

Sipas hetuesve, marijuana dyshohet se është blerë në Shqipëri. Operacioni është kryer gjatë orëve të natës nga njësia e Repartit Operativ Aero-nautik të Barit dhe Tarantos, saktësojnë burimet.

Gjatë ndjekjes, dy skafistët kanë hedhur në det një pjesë të ngarkesës me narkotikë, të cilat megjithatë janë rekuperuar nga efektivët.

Top Channel