Kombëtarja e basketbollit nis përgatitjet për Euro 2017

17/08/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj nis zyrtarisht përgatitjet në kuadër të eliminatoreve të Europianit të vitit 2017.

Skuadra kuqezi do të marrë pjesë në 2 turne miqësore në Qipro dhe Estoni përpara se të nisë ndeshjet zyrtare në 31 gusht me Gjeorgjinë, ndërkohë që në 3 shtator kuqezinjtë do të luajnë me Malin e Zi në Tiranë ku shpresohet në praninë e një numri të madh tifozësh.

Ndërsa zv/trajneri i Kombëtares Afrim Bilali deklaroi se skuadra e tij do të ketë sfida të vështira në kundër Gjeorgjisë, Malit të Zi dhe Sllovakisë, por ai shtoi se beson se ajo do të jetë në gjendje të shfaqë një basketboll modern

Skuadrës kombëtare të basketbollit për meshkuj për momentin  i mungojnë emra si Biberaj e Fasllia, të cilët janë të dëmtuar, por për Bilalin nuk përjashtohet mundësia që ata të kthehen në skuadër pas turneut në Qipro, gjë që mund të sjellë edhe ndryshime në përbërjen e ekipit kombëtar për fazën eliminatore të Eurobasket 2017.

Top Channel