Vrasje në Palasë, i sëmuri mendor i pret kokën një 12-vjeçari

17/08/2016 11:50

Gjetja e trupit të një të mituri pa kokë ka alarmuar fillimisht banorët e Palasës dhe më pas edhe policinë, e cila me forca të shumta ka mbërritur në fshatin turistik.

Nga verifikimi i shpejtë i të dhënave, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të paprecedentë. Ai është 30-vjeçari Jorgo Zani, i cili ka masakruar 12-vjeçarin, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku. Pas vrasjes së të miturit, Zani ka vazhduar me dhunimin e trupit të tij, duke i prerë kokën.

“Dy punëtorë punonin aty afër dhe vajtën atje. Nuk e di pse vajtën, por panë trupin pa kokë dhe erdhën e njoftuan këtu. U llahtarisën”, tregon një grua.

Minoreni banonte në Greqi dhe kishte ardhur për pushime në Palasë tek gjyshja. Autori i këtij krimi në fshat njihet si person me probleme mendore. Sipas policisë, ai është ndaluar ndërsa vazhdonte të dhunonte kufomën e adoleshentit, edhe pasi ai kishte ndërruar jetë.

“E kemi çuar edhe në çmendinë disa herë dhe e kanë nxjerrë. Ka qëndruar nja 5 ditë dhe e kanë nxjerrë. Shqetësime në fshat sillte se ishte i sëmurë”, thotë një i afërm.

30-vjeçari Zani ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, i kuruar për diagnozën “çrregullime të theksuara personaliteti” për shkak se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Këta persona shfaqin probleme në momentin kur kosnumojnë lëndë narkotike ose alkool, deri në atë pikë sa të kryejnë akte të tilla makabër siç ishte masakrimi i 12-vjeçarit paraditen e së mërkurës në Palasë.

FOTO GALERI
1/7
Vlorë, xhaxhai masakron me thikë nipin 12-vjeçar

Top Channel