Tifozët e Dinamos turpërojnë rivalët në ndeshjen Steaua-Manchester City

17/08/2016 00:00

Një mashtrim që ka turpëruar çdo tifoz të Steaua së Bukureshtit, e që do të mbahet mend gjatë në historinë botërore të futbollit, ka rezultuar koreografia e zbatuar në ndeshjen e vlefshme për play off-in e Champions League, Steaua-Manchester City.

Humbja 5-0 në shtëpi ndaj ekipit të drejtuar nga Pepe Guardiola është problemi më i vogël për ekipin rumun pas asaj skene që turpëroi çdo tifoz të Steaua nga rivalët e përjetshëm të Dinamos së Bukureshtit.

Të kontaktuar nga një grup tifozësh pronari i Steauas Gigi Becali kishte rënë dakord që të financonte në kujtim të trofeut të Champions League,  të fituar 30 vite më parë në Sevilja në finale ndaj Barcelonës, një koreografi madhështore në stadium.

E pikërisht këtë koreografi të realizuar nga “profesionistët” do ta sillnin në “jetë” tifozët e Steaua-s në ndeshjen e parë ndaj yjeve të Manchester City.

Gjithçka duket normale, por ka vetëm një problem shumë të madh, në stadium u krijua një tjetër koreografi që la pa fjalë të pranishmit. “Doar Dinamo Bucuresti” shkruhej në koreografinë e formuar, që e përkthyer do të thotë “Vetem Dinamo e Bukureshtit”.

E gjithë skena ndodhi mes rreth 50 mijë tifozë të Steauas në stadiumin kombëtar të Bukureshtit, një e mirë e të cilëve nuk e kanë kuptuar se çfarë po bënin duke rënë në kurth.

Në çdo stol të tifozëve ishte një qese dhe një letër me direktivat përkatëse për ta, askush nuk e kuptoi çfarë shkruhej, derisa u pankartat u ngritën dhe plani i tifozëve të Dinamos së Bukureshtit u realizua me sukses.

Tashmë mbetet për t’u parë reagimi i tifozëve të Steaua në derbin e kësaj të shtune.

FOTO GALERI
1/12
Cfare ishte ideuar te dilte

Top Channel