Gratë e përdhunuara, shifra të frikshme në Afrikën e Jugut

16/08/2016 00:00

Një në katër gra që jetojnë në zonat minerare të pasura me platin në Afrikën e Jugut është përdhunuar të paktën një herë në jetën e saj.

Studimi i fundit nga organizata bamirëse Mjekësore MSF thotë se rezultatet ishin tronditëse, por jo të pazakonta për Afrikën e Jugut.

Rreth 800 gra të moshës 18-49 vjeç janë përdhunuar, por vetëm 5% e tyre kanë denoncuar në polici.

Hulumtimi gjithashtu nxori në pah se një numër shumë i vogël i këtyre grave ishin të vetëdijshme sesi parandalohet shtatëzania dhe virusi HIV.

Zona e Rustenburg është shtëpia e shumë komuniteteve të varfra. Studimi tregon se papunësia është tepër e lartë dhe integrimi i grave në shoqëri në Afrikën e Jugut është tepër i vështirë.

Studimi u  publikua në përvjetorin e katërt të vrasjes së punëtorëve nga policia në minierën e Marikanas në komunën Rustenburg. Tridhjetë e katër njerëz humbën jetën në atë që u cilësua si  dhuna më e keqe në Afrikën e Jugut në 20 vitet e fundit.

Top Channel