Roveshatë në studio nga një 66 vjeçar (VIDEO)

16/08/2016 00:00

Klaus Fischer është një prej emrave të mëdhenj të futbollit gjerman. Aktualisht ai është në moshën 66 vjeçar, por ka treguar se ende ka një përgatitje të mirë fizike.

Në gjysmëfinalen e Kupës së Botës të vitit 1982, ai shënoi një gol të bukur me roveshat, por 34 vjet më pas ai ka realizuar sërish një goditje të tillë, por këtë herë në një studio televizive.

I ftuar në një emision sportiv, Fischer kreu hedhjen e tij akrobatike dhe goditi topin ndoshta më saktë se në Kupën e Botës.

Top Channel