Rio 2016, eliminohet Elis Guri, garonte për Bullgarinë

16/08/2016 00:00

Shqiptari Elis Guri, i cili garon për Bulgarinë në Rio 2016, u eliminua në çerekfinalet e mundjes në stilin greko-romak në peshën 98 kg.

33-vjecari shkodran, kampion bote në këtë stil në vitin 2011, u mund në këtë raund 9-0 me pikë teknike dhe 4-0 me rezultat nga suedezi Fredrik Schon.

Në dy turet paraardhëse, Guri kishte mundur 4-0 algjerianin Haloui dhe 3-2 gjeorgjianin Nadareishvili.

Top Channel