“Nuk i kam edhe aq të mëdha”

16/08/2016 00:00

Shumë femra ëndërrojnë që të kenë buzë të plota, por një grua angleze e ka ekzagjeruar paksa. Ajo ka shpenzuar 2000 stërlina për t’i fryrë ato, por rezultati është kritikuar shumë.

Alia Byrne nga Liverpuli ka bërë injeksione në buzë për t’i mbushur, duke i bërë tej mase të mëdha. Por, mesa duket, jo mjaftueshëm për të.

“Buzët e reja më kanë dhënë shumë vetëbesim. Njerëzit më ngulin sytë në rrugë dhe mamaja më ka thënë që të ndaloj, por nuk dua t’ia di. Është jeta ime, janë buzët e mia dhe i dua edhe më të mëdha se kaq”, thotë Alia.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel