Tepelenë, asgjësohen 23 000 bimë kanabis

16/08/2016 00:00

Policia e Gjirokastër dhe ajo e Tepelenës, gjatë një aksioni të përbashkët kanë asgjësuar 23 000 bimë kanabis sativa në Kurvelesh.

Bimët ishin mbjellë në 13 parcela, në zona të pyllëzuara dhe pa pronar.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kultivimit.

Top Channel