Manchester United, 35 mln euro për Gabigol

16/08/2016 00:00

Gabriel Barbosa ose Gabigol tashmë është vënë në shënjestrën e Manchester United.

Futbollisti brazilian që më parë u kërkua nga Barcelona dhe Interi mund ta shohë të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Sipas tabloidit “The Sun”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë gati të ofrojnë 35 milionë euro për blerjen e kartonit të futbollistit.

Top Channel