Dy koalicione në zgjedhjet për Dibrën

16/08/2016 00:00

Në zgjedhjet e Dibrës janë regjistruar zyrtarisht dy koalicione. Partitë që mbështesin kandidatin socialist Muharrem Rama janë 4, por koalicioni qeverisës është përqendruar tek forcat politike që marrin më shumë vota në zonën ku zhvillohen zgjedhjet.

Partitë që mbështesin kandidatin demokrat, Sherefedin Shehu janë 12 dhe bie në sy që demokristanët e Nard Ndokës, ndryshe nga një vit më parë, janë regjistruar në mbështetje të opozitës. 

Për herë të parë më Partinë Demokratike është regjistruar edhe Aleanca Kuq e Zi, ndërsa në listën e subjekteve të regjistruara mungon Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të regjistronte 7 parti të vogla, sepse ato rezultonin debitore, duke mos kthyer në buxhetin e shtetit fondet e marra për fushatën e kaluar.

Top Channel