Në kërkim të aventurës së Jugut

16/08/2016 00:00

Jugu është shndërruar këto ditë në epiqendrën e turizmit shqiptar për shkak të numrit të madh të pushuesve që po e vizitojnë. Plazhet me ujin e kristaltë që mund të t’i ofrojë vetëm deti Jon, janë tejmbushur me turistë, shumë prej të cilëve të huaj, kuriozë për të zbuluar atë që reklamohet si “Sekreti i fundit i Europës”.

“U këshilloj Shqipërinë turistëve. Le ta bëjnë një xhiro dhe të eksplorojnë vende që janë vërtetë të bukura”, thotë një turist italian.

Për më të apasionuarit pas natyrës, zona e bregut ofron shumë më shumë se kaq. Ato janë gjire të fshehura, si Gjiri i Gramës, që mund të arrihen vetëm përmes detit, por një përvojë për të mos u harruar.

E nëse adrenalina që të jep deti nuk mjafton, ka sërish. Nga lartësitë e Llogarasë, më aventurierët  mund të provojnë si është të fluturosh, nën kujdesin e instruktorëve.

Top Channel