Ndodh në Rio, bie kamera dhe plagos 7 persona

16/08/2016 00:00

Paniku pushton parkun olimpik në Rio De janeiro. Një telekamera ‘merimangë’ e vendosur në Arenën ku zhvillohen ndeshjet e turneut të basketbollit ra në tokë pasi u këputën kabllat duke shkaktuar plagosjen e 7 personave.

Dy prej të lënduarve u goditën nga telekamera, ndërsa 5 të tjerët nga kablli që mbante aparaturën.

Ishin 3 persona që kërkuan ndihmën mjekësore në vend, ndërsa 4 të tjerët u dërguan menjëherë në spitalin Lourenso Zhorzh ku u mbajtën nën vëzhgimin e mjekëve

Mes personave të lënduar në këtë ngjarje ishin dy fëmijë të moshës 8 dhe 11 vjec. Sipas medias brazilian, vullnetarët kishin paralajmëruar organizatorët për problemet e shfaqura në një nga kabllat që mbanin telekamerën dhe u kërkuan kalimtarëve të bënin kujdes në atë zonë, e cila pas ngjarjes u izolua pjesërisht.

Ndërkaq, Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike kërkoi sqarime për këtë ngjarje drejtuesve të OBS, përgjegjës për shpërndarjen e imazheve televizive të Lojërave Olimpike në mbarë botën për llogari të IOC.

Top Channel