Ndërron jetë ish-presidenti i FIFA-s, Havelange

16/08/2016 00:00

Ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare njeriu që drejtoi për çerek shekulli FIFA-n, Joao Havelange.

Pikërisht kur në vendlindjen e tij, Rio De Zhaneiro po zhvillohen Lojërat Olimpike, ish-numri një i organizmit më të lartë të futbollit nga viti 1974 deri në 1998 ka ndërruar jetë.

Havelange vuante nga një polmonit dhe prej një muaji qëndronte i shtruar në spital. Ai ishte gjithashtu një prej drejtuesve të lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, nga ku në verën e vitit 2013 dha dorëheqjen, duke braktisur edhe postin e presidentit të nderit të FIFA-s.

Havelange ka drejtuar Federatën Braziliane të Futbollit në botërorët e fituar në vitet 1958, 1962 dhe 1970. Ai njihet si një sportist i niveleve të larta dhe ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit 1936 si notar dhe në 1952 në atë vaterpolit.

Zgjedhja në postin më të lartë drejtues të futbollit u bë 11 qershorin e vitit 1974 dhe ai ishte një nga njerëzit që kontriuboi për rritjen e numrit të skuadrave në një kampionat botëror, nga 16 në 24 dhe deri në vendimin që në finalet e 1998 të luhej me 32 skuadra.

Top Channel