Rio, befason gjimnastja holandeze

16/08/2016 00:00

Surpriza në ditën e 10 në Lojërat Olimpike e ka emrin Sane Vevers. Gjimnastja holandeze është fituese e medaljes së artë në  ushtrimet në trarin e ekuilibrit duke lënë pas amerikanen Simon Biles, fituesen e 3 medaljeve të arta deri tani.

Vevers e mbylli garën me 15.466 pikë të grumbulluara, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Lori Hernandes me 15.333 pikë, ndërkohë që Biles këtë radhë u detyrua të kënaqej me medaljen e bronztë pasi grumbulloi 14.733 pikë

Greqia fitoi medaljen e artë në ushtrimin e unazave për meshkuj nëpërmjet Eleftrios Petrunas, i cili arriti të mposhtë kampionin olimpik Artur Zaneti. Petrunas u rendit në vendin e parë pasi shënoi 16 pikë, ndërkohë që Zaneti fitoi medaljen e argjendtë me 0.234 pikë më pak se gjimnasti grek, ndërkohë që rusi Abliazin fitoi medaljen e bronztyë.

Përsa i përket garës në kërcimin e kaluçit, medalja e artë i shkoi koreano-veriorit Ri Se Gvang me 15.616 pikë duke lënë në vendin e dytë Abliazin me 0.175 pikë më pak, ndërkohë që medalja e bronztë i shkoi japonezit Shirai me 15.449 pikë.

Top Channel