Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros mund të cilësohen edhe ato më romantiket. Një tjetër propozim martese është parë në  këtë ngjarje sportive dhe këtë radhë ai ka ndodhur në përfundim të garës së hipizmit.

Ajo që u bë protagoniste  në këtë rast ishte britanika Sharlot Duxhardin, fituese e medaljes së artë në kategorinë dresazh.

Një sukses ky që e entuziazmoi shumë të dashurin e saj Dean Uajat me të cilin charlotte është e lidhur prej shumë vitesh.

Uajat u shfaq në tribunën e garës duk vendosur në qafë një pankartë ku shkruhej: A mund të martohemi tani?

Dhe gjithçka ndodhi nën vëzhgimin e telekamerave të vendosura për pasqyrimin e garës.

Top Channel