Rrëmbime masive në Meksikë

16/08/2016 00:00

Një bandë e armatosur rrëmbeu një grup njerëzish nga një restorant në qendër të resortit turistik Puerto Vallarta në Meksikë. Sipas policisë meksikane, të rrëmbyerit ishin ulur në një restorant në qendër të qytetit kur u shfaqën rrëmbyesit me dy kamiona dhe i morën me shpejtësi.

Në komunikatën zyrtare nuk sqarohet për sa njerëz bëhet fjalë, por sipas mediave lokale u rrëmbyen 16 persona. Mediat gjithashtu raportojnë se 4 femra nga personat e rrëmbyer u liruan apo ja mbathën nga duart e agresorëve dhe policia po i kërkon për t’i marrë në pyetje.

Arsyet e rrëmbimit nuk janë ende të qarta, por mendohet se është bërë për të kërkuar para për lirimin e pengjeve. Jorge Aristoteles, guvernatori i shtetit Xhalisko ku ndodhi ngjarja, deklaroi për mediat se po bëhet gjith?ka e mundur për të gjetur të rrëmbyerit dhe se autoritetet nuk mund dhe nuk do të tolerojnë krime të tilla.

Por fjalët e tij më shumë si propagandë në Meksikën e dërrmuar nga lufta për drogën dhe ku rrëmbimet janë diçka fare e zakonshme, megjithëse zakonisht jo kaq masive dhe kryesisht larg zonave turistike.

Pavarësisht kriminaliteti të lartë në Meksikë, zonat turistike kanë qenë relativisht të qeta dhe rrëmbimi masiv në Puerto Vallarta është një këmbanë alarmi për autoritetet. Në shtetin e Xhaliskos vitet e funsdit është shfaqur ai që quhet “karteli i brezit të ri”, një grup narkotrafikantësh që në pak kohë janë shndërruar në një prej bandave më të fuqishme të drogës në vend.

Top Channel