Çmenduria e Depp, pret gishtin dhe shkruan me gjak në pasqyrë

16/08/2016 00:00

Në procesin gjyqësor mes Amber Heard dhe Johnny Depp po dalin gjithnjë e më shumë prova që mbështesin pretendiet e aktores për abuzim nga ana e aktorit.

Pas videos së publikuar disa javë më parë, ku Depp shfaqej në gjendje të dehur duke thyer xhama dhe bërtitur bashkëshortes së tij, TMZ publikoi një imazh nga “çmenduria” e aktorit.

Në imazh duke një pasqyrë e thyer mbi të cilën është shkruar me gjak dhe bojë blu “Starring Billy Bob + Easy Amber”.

Sipas dëshmisë së Amber, Johnny ishte nën efektin e alkoolit dhe drogërave dhe në  debat e sipër ka prerë njërin gisht të dorës dhe me të ka shkruar me gjak në pasqyrë këto fjalë, duke e akuzuar Amber për tradhti me aktorin Billy Bob Thornton.

Aktori nuk kërkoi menjëherë ndihmë mjekësore për plagën që i kishte shkaktuar vetes, por u paraqit vetëm pas 24 orësh në spital. Sipas raportimeve, mjekët e kishin të pamundur që t’i ngjisnin sërish gishtin, ndaj përdoren lëkurë të shkëputur nga dora e tij për ta riparuar atë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel