Kukës, asgjësohen 140 rrënjë kanabis; pranga kultivuesit

16/08/2016 00:00

Policia në Kukës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Autoritetet lokale njoftojnë se kanë asgjësuar përmes zjarrit rreth 140 bimë kanabis sativa dhe kanë arrestuar kultivuesin e tyre.

Sipas burimeve, në kuadër të të njëjtit aksion policor, i ekzekutuar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, janë sekuestruar edhe një armë zjarri tip Kallashnikov dhe 570 fishekë.

Top Channel