City-Barcelona, dakord për Claudio Bravo?

16/08/2016 00:00

Manchester City ka rënë dakord me Barcelonan për blerjen e portierit Claudio Bravo për 16 milionë euro. Lajmin e bën të ditur gazeta “Marca”.

Emri i portierit kilien është lidhur së fundmi me atë të ish-trajnerit të katalanasve Pep Guardiola, pasi ky i fundit la në stol Joe Hart në ndeshjen e City kundër Sunderland, që hapi sezonin e ri të Premier League.

Por, duke qenë se bisedimet janë ende të hapura, vlera e Bravo ka gjasa të rritet deri në 20 milionë euro.

Top Channel