Chelsea, 90 milionë paundë për James Rodriguez?

16/08/2016 00:00

Klubi londinez i Chelsea është gati të shpenzojë 90 milionë paundë për yllin e Real Madrid, James Rodriguez.

Kështu raportohet në portalet sportive ndërkombëtare, të cilat megjithatë nënvizojnë se bëhet fjalë për zëra të pakonfirmuar.

Sipas burimeve, bluve u kanë mbetur edhe 150 milionë stërlina për të shpenzuar këtë verë dhe ia kanë kaluar topçinjve të Arsenal si klubi më i interesuar për yllin kolumbian.

Më herët, Zinedine Zidane kishte shprehur dëshirën e tij për të mbajtur Rodriguez në klublin madrilen, por Marco Asensio dhe Isco duket se janë joshur nga këto oferta.

Top Channel